Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën shqiptarja, nënë e 3 fëmijëve

Shkruar nga Liberale
Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën shqiptarja, nënë e 3

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në Itali, ku fatkeqësisht humbi jetën një shqiptare.

Sipas medias italiane, Violeta Caka, 47 vjeç banuese në Marano të Napolit, po përpiqej që ta ndalonte makinën e saj në një pikë karburanti.

Në atë moment, një automjet tjetër, drejtuar nga një 42-vjeçar e përplasi duke nxjerrë makinën e saj në korsinë e kundërt. Makina e shqiptares u godit sërish nga një Fiat Punto.

Në aksidentin me tre makina, njëra prej tyre u nda në dy pjesë. Mjekët nuk arritën të bënin asgjë për gruan, nënë e tre fëmijëve.

Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH