Globi

Aksident tragjik në Greqi/ Vdesin burrë e grua, lëndohen dy fëmijët e tyre

Shkruar nga Liberale
Aksident tragjik në Greqi/ Vdesin burrë e grua, lëndohen dy

Një tragjedi familjare ka ndodhur mesditën e së mërkurës në autostradën kombëtare Selanik-Serron, jashtë Selanikut.

Mediat fqinje raportojnë se një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën, ndërsa fëmijët e tyre, shtatë dhe dhjetë vjeç, janë plagosur rëndë.

Sipas raportimeve të para, makina me targa rumune është përplasur me një kamion. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH