Aktualitet

Aksident tragjik në Baldushk, humb jetën 17-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Aksident tragjik në Baldushk, humb jetën 17-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në Baldushk, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 17-vjeçar.

I mituri me iniciale Sh. V., rreth orës 22:30 duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore.

“Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH