Sport

Aksident tragjik, humbin jetën 8 futbollistë

Shkruar nga Liberale

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 8 futbollistëve në Guine. Autobusi i klubit të futbollit Etoile de Guine është përmbysur në dalje të qytetit të Mamou, teksa po udhëtonte drejt Kankanit, për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Nuk është hera e parë që në Guine, regjistrohen të tilla tragjedish, pasi kujtojmë që në muajin janar, humbën jetën 3 futbollistë të ekipit Uakria në një tjetër aksident.

Aksidenti tragjik i ndodhur së fundmi, ka tronditur botën e futbollit, duke marrë vëmendjen e mediave prestigjioze. Sportdashës të shumtë, kanë shprehur ngushëllime për personat që kanë humbur jetën. PANORAMASPORT.AL

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH