Globi

Aksident tragjik/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona

Shkruar nga Liberale
Aksident tragjik/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë,

Një aksident tragjik ka ndodhur në Pakistanin Perëndimor pasi një autobus i mbushur plot me njerëz ka rënë në një greminë , ku kanë mbetur 19 persona të vrarë dhe 14 të tjerë të plagosur.

Sipas informacioneve ky aksident ka ndodhur pasi autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhwa ndërsa po shkonte për në Quetta nga Rawalpindi.

Aksidentet rrugore fatale janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe në vend, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH