Aktualitet

Aksident te rruga “5 Maji", 34-vjeçarja në gjendje të rëndë te Trauma

Shkruar nga Liberale
Aksident te rruga “5 Maji", 34-vjeçarja në gjendje

Një aksident ka ndodhur tek kryqëzimi i rrugës “5 Maji” në Tiranë, ku një grua ka mbetur e plagosur.

Sipas policisë, makina ka përplasur një 34-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Informacion paraprak

Më datë 04.06.2020, rreth ores 12:40, në rrugën “5 Maji”, mjeti me drejtues R.Ç., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.Dh., 34 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin e Traumës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH