Aktualitet

Aksident pranë shkollës, makina përplas tre nxënëse

Shkruar nga Liberale
Aksident pranë shkollës, makina përplas tre nxënëse

Një makinë ka përplasur tre nxënëse shkolle, teksa kanë qenë duke ecur prane shkollës së mesme në Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Allkaj të Lushnjes, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH