Aktualitet

Aksident në Yzberisht, humb jetën një person

Shkruar nga Liberale
Aksident në Yzberisht, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bulevardin e ri në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë është përplasur me një motor. Për pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende. Ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar nga policia dhe po pyetet lidhur me rrethanat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH