Mbrëmjen e sotme në zonën e “Vasil Shantos” është regjistruar një aksident, ku drejtuesja e mjetit me iniciale F.Z ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar duke u përplasur me stacionin e autobusit të linjës “Tiranë e Re”.
Nga ky aksident janë përplasur dy kalimtare. Nuk dihet ende gjendja e 47-vjeçares, ndërsa dy kalimtaret ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia ka nisur nga puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I PLOTË
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobusi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.