Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Përmbyset “Range Rover”-i, mbetet i plagosur një person

Shkruar nga Liberale
Aksident në Tiranë/ Përmbyset “Range Rover”-i, mbetet

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Institutit në Tiranë. Një mjet tip “Range Rover” është përmbysur në mes të rrugës.

Nga informacionet paraprake raportohet se një person është plagosur rëndë. Nuk dihet nëse kishte persona të tjerë në makinë.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, manovrat e shpejtësisë dhe parakalim i gabuar.

Aksidenti ka shkaktuar trafik nga Instituti në drejtim të Kamzës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH