Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin tek ‘’Gjergj Fishta"

Shkruar nga Liberale
Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin tek

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme kur në bulevardin ‘’Gjergj Fishta’’ një automjet ka përplasur një këmbësoe.

Automjeti me drejtues F.R, përplasi këmbësorin i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë mjeti bashkë me drejtuesin e tij janë në vendin e ngjarjes.

"Më datë 30.06.2020, rreth orës 09:40, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar​ një shtetas këmbesor ende të paidentifikuar, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH