Aktualitet

Aksident në Sauk/ Makina përplaset me autobusin, plagosen dy persona

Shkruar nga Liberale
Aksident në Sauk/ Makina përplaset me autobusin, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur në Sauk, ku janë përplasur një autobus dhe një makinë dhe si pasojë janë plagosur dy persona.

"Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Sipas saj, nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit I.A, ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit urban dhe është shkaktuar aksidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH