Aktualitet

Aksident në rrugën Berat-Urë Vajgurore, humb jetën 65-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Aksident në rrugën Berat-Urë Vajgurore, humb jetën

Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë i një aksidenti të ndodhur në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Otllak.

Mësohet se, viktima i identifikuar si Gramoz Zani, ka qenë në gjendje të dehur dhe i ka prerë rrugën automjetit , tip Benz E-Class, me targa AA 973 YJ dhe pas përplasjes ka përfunduar në asfaltin e rrugës.

Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit ,ku me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve të Repartit të Urgjencës,ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Pas aksidentit të rëndë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit,shtetasin A.H. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore,të cilët po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit në këtë aks problematik ku nuk ka as sinjalistikë rrugore, as vija të bardha dhe as ndriçim.

Mësohet se viktima Gramoz Zani ishte një person i braktisur, i alkoolizuar dhe që jetonte prej kohësh rrugëve në zonën e Kombinatit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH