Aktualitet

Aksident në Maliq/ Makina përfundon jashtë rrugës, pasagjerja në spital

Shkruar nga Liberale
Aksident në Maliq/ Makina përfundon jashtë rrugës,

Një aksident ka ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit, ku si pasojë është dëmtuar shtetasja V. T., pasagjere në mjet, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 16.07.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Kolanec, Maliq, shtetasi Sh. Xh., 38 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasja V. T., pasagjere në mjet, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Sipas bluve, drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Mësohet se, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH