Globi

Aksident në makinë me gruan e tij: ajo vdes, ai i padëmtuar. Për dhimbjen vret veten 12 orë më vonë

Shkruar nga Liberale
Aksident në makinë me gruan e tij: ajo vdes, ai i padëmtuar.

Manuel, një polic 41-vjeçar, nuk e duroi dot pikëllimin e tij dhe vendosi t'i jepte fund gjithçkaje, duke lënë jetimë dy vajzat e tij, 12 dhe 15 vjeçe.

Ata ishin një familje që disa do ta quanin “perfekte”. E donin shumë njëri-tjetrin. Kështu, kur Encarni, një nënë 41-vjeçare, vdiq në një aksident automobilistik , burri i saj José Manuel, i cili po drejtonte makinën, vendosi që nuk mund të jetonte më pa të dhe vrau veten, duke lënë dy vajzat e tij jetimë në moshës 15 dhe 12 vjeçe. Një dramë e madhe brenda një drame.

Historia tragjike vjen nga Motril, Spanjë. Gruaja kishte krijuar një kompani të sajën. Ai ishte një polic trafiku. Aksidenti dhe vetëvrasja kanë ndodhur brenda pak orëve nga njëra-tjetra, gjatë fundjavës së kaluar, raporton “Abc de Andalucia”. Aksidenti ka ndodhur të shtunën e kaluar. Drejtues i makinës ishte Manueli, i cili doli nga rruga për të shmangur një pengesë. Edhe pse shpëtoi mrekullisht, ai nuk përballoi dot vdekjen e gruas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH