Aktualitet

Aksident në Lezhë, i plagosuri ndërron jetë rrugës për në spital

Shkruar nga Liberale
Aksident në Lezhë, i plagosuri ndërron jetë rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, makina ka përplasur një motoçikletë, duke dëmtuar rëndë drejtuesin e saj, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Lezhë /Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH