Aktualitet

Aksident në kryeqytet, makina përplas një grua dhe largohet

Shkruar nga Liberale
Aksident në kryeqytet, makina përplas një grua dhe largohet

Një aksident ka ndodhur sot në kryeqytet, ku si pasojë mbeti e plagosur një 63 vjeçare.

"Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ., 63 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Sipas kësaj të fundit, pas ngjarjes autori u largua menjëherë dhe nuk është ndaluar ende. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH