Aktualitet

Aksident në Korçë, të lënduarit transportohen me dy ambulanca

Shkruar nga Liberale
Aksident në Korçë, të lënduarit transportohen me dy

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Korçë- Pogradec ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Sipas raportimeve vetëm një prej tyre është transportuar në spital teksa pritet edhe ambulanca tjetër për të lënduarin e dytë.

Ndërkohë akoma nuk dihet ende gjendja e të lënduarve si dhe shkaku i aksidentit nga ngjarja e sapo ndodhur.

Policia është në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH