Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Klos. Një person ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka marrë lëndime të shumta dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Njoftimi i policisë:
“Në fshatin Dars, bashkia Klos, shtetasi D.D., duke drejtuar motorçikletën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë motorçikleta ka dalë nga rruga. Shtetasi D.D., është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.