Globi

Aksident në Itali/ Humbi kontrollin e makinës, vdes 36-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Liberale
Aksident në Itali/ Humbi kontrollin e makinës, vdes 36-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Foligno, në Umbria të Italisë, ku një i ri ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin e një nënkalimi.

Për pasojë shoferi ka përfunduar jashtë automjetit dhe ka humbur jetën në vendngjarje ku dyshohet se viktima është një 36-vjeçar shqiptar.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, për 36-vjeçarin nuk qe e mundur të bëhej asgjë.

Ndërkohë autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH