Aktualitet

Aksident në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Liberale
Aksident në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Mes viktimave është një 33 vjeçar me origjinë shqiptare i quajtur Nertil Ferhati.

Ngjarja ndodhi natën e shkuar në Pescia, në provincën e Pistoia. Dy automjetet u përplasën mes tyre, njëra tip Dacia Duster e drejtuar nga një grua 54 vjeçare, e cila gjeti vdekjen në vend, ndërsa makina tjetër ishte një Alfa Romeo 147, ku 33 vjeçari shqiptar ishte pasagjer.

Të dy viktimat banonin në Pescia. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH