Aktualitet

Aksident në hyrje të ish-Metalurgjikut në Elbasan, plagoset një person

Shkruar nga Liberale
Aksident në hyrje të ish-Metalurgjikut në Elbasan, plagoset

Një aksident ka ndodhur në afërsi të hyrjes së Ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

Mësohet se, një automjet është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Deri më tani nuk dihet identiteti i personit të plagosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH