Aktualitet

Aksident në Elbasan, përplasen makinat, lëndohet një drejtues

Shkruar nga Liberale
Aksident në Elbasan, përplasen makinat, lëndohet një

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi në Unazën Jugore të Elbasanit rreth orës 21:20.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur “kokë më kokë”.

Për pasojë automjetet janë shkatërruar pjesërisht, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e drejtuesve dhe personave të tjerë që ndodheshin në këto automjete. Aksidenti sipas burimeve zyrtare të policisë ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”.

Në aksident dëmtime të lehta ka pësuar dhe drejtuesja e njërit prej mjeteve të përfshira në aksident. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga të dy drejtuesit e automjeteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH