Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Një viktimë dhe dy të plagosur rëndë

               Publikuar në : 19:33 - 09/10/21 liberale

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve pranë fshatit Xibrakë ka humbur jetën një person. Po ashtu të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

Për nxjerrjen e trupave nga mjetet është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses. Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe grupet e hetimit që janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back