Aktualitet

Aksident në Elbasan, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale
Aksident në Elbasan, i plagosuri niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur në Elbasan ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 56 vjeçar i cili fatmirëisisht është jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, shtetasi O.H., 22 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përlasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin M.M., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës, i cili u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjeksore, jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH