Aktualitet

Aksident në Durrës, plagosen dy efektivët e forcave “Shqiponja”

Shkruar nga Liberale
Aksident në Durrës, plagosen dy efektivët e forcave

Një aksident me pasojë plagosjen e dy efektivëve të policisë ka ndodhur sot në Durrës. Policia e këtij qyteti njofton, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:10, në lagjen Nr. 4, ku një mjet me drejtues Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH