Aktualitet

Aksident në Durrës, përplasen dy automjete, plagoset pasagjerja

Shkruar nga Liberale
Aksident në Durrës, përplasen dy automjete, plagoset pasagjerja

Një grua ka mbetur e plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në lagjen nr.15 Durrës ku janë përplasur 2 automjete, me drejtues shtetasit T. G. dhe R. D.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja, shtetasja M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH