Aktualitet

Aksident në Durrës/ Makina përplas policin në vijat e bardha

Shkruar nga Liberale
Aksident në Durrës/ Makina përplas policin në vijat e bardha

Një polic është përplasur nga një automjet pasditen e së enjtes në Furrës. Ngjarja është shënuar në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë të qytetit bregdetar.

Një automjet ka përplasur policin, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Polici ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa drejtuesi është shoqëruar në polici.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH