Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin e moshuar

Shkruar nga Liberale
Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin e moshuar

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Një automjet tip ”Benz” i drejtuar nga një i ri ka përplasur një këmbësor të moshuar.

Ky i fundit është dërguar në spital për mjekim kurse shoferi është shoqëruar në polici.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2021, në orën 14:50, në lagjen nr.7, Durrës, shtetasi L. Sh., 27 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin këmbësor ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH