Aktualitet

Aksident në Durrës, ‘Audi’ përplas këmbësorin, 88-vjeçari përfundon në spital

Shkruar nga Liberale
Aksident në Durrës, ‘Audi’ përplas

Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku për pasojë është aksidentuar një i moshuar. Ngjarja rreth orës 09:05, në lagjen Nr.17 në Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S. H., 56 vjeç, ka aksidentuar shtetasin S. K., 88 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH