Aktualitet

Aksident në autostradën Levan-Vlorë, disa të vdekur

Shkruar nga Liberale
Aksident në autostradën Levan-Vlorë, disa të vdekur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë në hyrje të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake, ka disa viktima nga ky aksident. Burime jozyrtare flasin për 3 persona që kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, janë përplasur dy automjete.

Aksidenti fatal ka ndodhur pranë zonës së quajtur “kripa” në fshatin Panaja. Forca të shumta policore dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH