Aktualitet

Aksident në autostradën Kolonjë-Lushnjë, makina përplas për vdekje 84-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Aksident në autostradën Kolonjë-Lushnjë, makina përplas

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Kolonjë- Lushnjë. Një automjet tip ‘Volswagen’ ka përplasur një 84-vjeçar, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Ndërkaq, është shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale.

Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH