Aktualitet

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, një i vdekur

Shkruar nga Liberale
Aksident në autostradën Fier-Vlorë, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Kripa, dhe viktima bëhet e ditur se është e seksit femër. Një tjetër person mendohet se ndodhet në gjendje të rëndë dhe ëshë transportuar në spital.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje, për të përcaktuar dinamikat e aksidentit vdekjeprurës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH