Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Borsh, humb jetën shoferi, plagosen dy pasagjerët

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Borsh, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

"Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH