Aktualitet

Aksident në aksin Milot-Thumanë, pamjet kur makina çahet nga trafik-ndarësja

Shkruar nga Liberale

Një aksident i frikshëm është rregjistruar sot në orët e para të mëngjesit, në aksin Milot-Thumanë, në afërsi të Fushë-Gjormit.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Trafik-ndarësja ka përshkuar tej për tej mjetin duke bërë që drejtuesi të plagoset rëndë.

Ai është transportuar drejt spitalit të Traumës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH