Aktualitet

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, plagosen dy persona

Shkruar nga Liberale
Aksident në aksin Milot-Rrëshen, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë i një aksidenti të ndodhur në aksin Milot-Rrëshen. Mësohet se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesit e tyre.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spitalin e Kurbinit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Nga të dhënat bëhet me dije se një “Benz” me targa të Kosovës ka goditur pjesën e pasme të një “Hyndai”, me targa AA 0871 VI.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH