Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Një person përfundon në spital

Shkruar nga Liberale
Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Një person përfundon në

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në aksin Lezhë-Milot, ku një automjet tip “Peugeot” me drejtues një shtetas me banim në Gjermani përplasi motoçikletën me drejtues shtetasin F.P.

Drejtuesi i motoçikletës ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 17:15 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, automjeti tip” Pegeot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH