Aktualitet

Aksident në Has/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë bashkëshortja e tij

Shkruar nga Liberale
Aksident në Has/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Krumë-Kukës në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, ku një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij shtetasja F. S., 61 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

"Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njofton policia,

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH