Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset një person, niset me urgjencë drejt Tiranës

Shkruar nga Liberale
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset një person,

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë. Bëhet me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Për pasojë ka mbetur i plagosur 42-vjeçari B.C. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Për pasojë 42-vjeçari i cili pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar.

NJOFTIMI I POLICISÊ: 

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2023, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi B. C., rreth 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi B. C., i cili pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH