Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, detajet e para

Shkruar nga Liberale
Aksident me vdekje në Tiranë, detajet e para

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë pasdite në kryeqytet, në rrugën pranë qendrës tregtare TEG, para hyrjes në autostradën Tiranë-Elbasan.

Nga informacionet e para mësohet se dy automjete janë përplasur dhunshëm me njëra tjetrën. Për pasojë një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Wolkswagen Golf” dhe një “Ford” me targa të huaja.

Një njoftim zyrtar pritet nga policia lidhur me ngjarjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH