Aktualitet

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, humb jetën 30-vjeçari

               Publikuar në : 20:36 - 26/02/21 liberale

Të paktën tre automjete raportohet se janë përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje në një aksident në Rrugën e Kombit.

Sipas Klan News, nga ky aksident ka humbr jetën një 30-veçar, Armand Xhaferri.

Mësohet se ai po lëvizte me një mjet të tipit BMV, kur u përplas me një trajler.

Për nxjerrjen e trupit të tij u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Ende nuk ka detaje të tjera për këtë aksident të rëndë.

Ndërkohë policia po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back