Aktualitet

Aksident i tmerrshëm në Itali, treni përplas 7 punonjës në shina, vdesin 5 prej tyre

Shkruar nga Liberale
Aksident i tmerrshëm në Itali, treni përplas 7 punonjës

Pesë punëtorë humbën jetën në zonën e Torinos, të përplasur pak para mesnatës së djeshme nga një tren në linjën konvencionale Torino-Milano, në Brandizzo, një kilometër nga stacioni hekurudhor në drejtim të Torinos. Me punëtorët ishin edhe dy kolegë të tjerë, të cilët fatmirësisht mbetën të padëmtuar. Shoferi i trenit është i tronditur.

Treni, siç raportojnë karabinierët, udhëtonte me 160 kilometra në orë dhe punëtorët po kryenin punë zëvendësimi në disa metra shina pranë stacionit. Trenat do të qëndrojnë të pezulluar për të lejuar punën e autoriteteve.

Sipas asaj që u bë e ditur, punonjësit punonin në një kompani të jashtme të hekurudhave dhe ishin caktuar për mirëmbajtje. Megjithatë nuk dihen ende shkaqet e aksidentit në punë që shkaktoi vdekjen e 5 punëtorëve. Ekipet e shpëtimit që shkuan në vendngjarje fatkeqësisht gjetën mbetje njerëzore edhe 300 metra larg vendit të goditjes./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH