Dy persona kanë mbetur të plagosur në aksidentin e ndodhur sot pasdite në rrugën Lezhë-Shkodër.
Aksidenti raportohet se ndodhi në afërsi të fshatit Gjadër.
Njëri nga të plagosurit Hajri Kalaj është punonjës i bashkisë Lezhë. Përplasja ka qenë e fortë dhe Kalaj ka mbetur i bllokuar në makinë.
Po punohet për nxjerrjen e të plagosurit nga makina.