Aktualitet

Aksident i rëndë/ Përplaset nga furgoni, humb jetën 65-vjeçarja

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë/ Përplaset nga furgoni, humb jetën

Një 65-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Fushë-Krujë, si pasojë e një aksidenti.

Sipas policisë aksidenti ndodhi në aksin Fushë-Krujë-Thumaë, ku 65-vjeçraja me inicialet S.B, këmbësore, është përplasur për vdekje nga një furgon.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë/Informacion Paraprak

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip furgon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç ,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH