Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas 25-vjeçaren tek vijat e bardha, detajet e para

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një 25-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur tek rruga e “Kavajës”, teksa e reja po kalonte në vizat e këmbësorëve, kur një automjet e ka përplasur.

Paraprakisht mësohet se gjendja e të resë është jashtë rrezikut për jetën ndërsa në vendngjarje ndodhen autoritetet që po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH