Aktualitet

Aksident i rëndë në Pejë/ Makina bie në lum, humb jetën një person

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Pejë/ Makina bie në lum, humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një person ka humbur jetën.

Raportohet se makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drini i Bardhë.

Mësohet gjithaashtu se në automjet ndodheshin dy persona, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk arriti të mbijetojë. Personi tjetër është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë:

“Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Radac-Pejё.

Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).

Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”,- njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. “

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH