Globi

Aksident i rëndë në Mal të Zi/ Autobusi del nga rruga, 3 viktima e 17 të plagosur

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Mal të Zi/ Autobusi del nga rruga, 3

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Cetinja-Budva, ku humbën jetën 3 persona dhe 17 të tjerë mbetën të plagosur për shkak se autobusi doli nga rruga.

Sipas informacioneve të para nga Drejtoria e Policisë raportohen se kanë humbur jetën tre persona, por mjekët deri më tani kanë konfirmuar vetëm vdekjen e dy pasagjerëve.

Në autobus ndodheshin 35 pasagjerë, shoferi u ndalua dhe u dërgua në polici, raportojnë mediat e huaja.

Shoferi ka deklaruar se humbja e kontrollit të autobusit ndodhi për shkak se atij i kishte vazhduar një dhimbje e fortë pas koke.

Në vendin e aksidentit janë dërguar të gjitha forcat policore në dispozicion nga Budva dhe Cetinja dhe 6 autoambulanca.

Hetimet për këtë ngjarje janë në proçes e sipër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH