Kronikë

Aksident i rëndë në Lushnje, makina “fluturon” në ajër dhe përfundon poshtë nënkalimit

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Lushnje, makina “fluturon”

Ka shpëtuar mrekullisht një drejtues mjeti pasditen e sotme në Lushnje, pasi makina e tij tip Benz me targa AA 307 PD ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nënkalimit në fshatin Dushk.

Makina “fluturoi” për disa metra në ajër e më pas u përplasur në betonin e nënkalimit. Drejtuesi i mjetit është transportuar me ambulancë në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe rrethanat që drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë kalimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH