Aktualitet

Aksident i rëndë në Kurbin, makina përplas për vdekje 45-vjeçarin

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Kurbin, makina përplas për vdekje

Një 45-vjeçar ka humbur jetën, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 e 30 minuta të ditës së sotme në aksin e vjetër Laç-Mamurras, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Besim Seli, banues në Gjorm të Kurbinit.

Sipas të dhënave, 45-vjeçari i cili po lëvizte me motoçiklete u përplas nga një automjet automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin Agis Vathi.

Goditja ka qënë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të motoçikletës, ndërsa pas aksidentit automjeti tip "Benz" doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Policia ndërkohë ka arrestuar drejtuesin e mjeti tip "Benz" shtetasin Agis Vathi,i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti që i ka marrë jetën 45-vjeçarit Besim Seli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH