Aktualitet

Aksident i rëndë në Kavajë, 27-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Liberale
Aksident i rëndë në Kavajë, 27-vjeçari përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kavajë-Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27-vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH